☁️
Tiranë 15°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 82.51 ▲0.56%
ARI 3,535 ▼1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,381 ▼ -2.98% ETH $1,639 ▼ -3.41% XRP $0.9031 ▼ -1.97% SOL $67.3700 ▼ -3.87%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.51 ▲0.56 % ARI 3,535 ▼1.56 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.51 ▲0.56 % ARI 3,535 ▼1.56 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN nuk do zgjedhje të parakohshme, Mickoski: Nuk ka kushte nga opozita për zgjedhje

Koalicioni VLEN thotë se është i interesuar për zgjidhje e jo për zgjedhje, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski deklaron se nuk ka informata që opozita kushtëzon mbështetjen e ligjeve me datë për zgjedhje të parakohshme.

Koalicioni VLEN nuk kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas këtij koalicioni, siç njofton Alsat, përparësi duhet të ketë realizimi i programit dhe i premtimeve të dhëna qytetarëve, ndërsa ata që kanë premtuar zgjedhje çdo tre muaj që nga formimi i kësaj Qeverie, sipas bashkëkryetarit Izet Mexhiti, duhet të arsyetohen para trupit të tyre votues.

“Jemi të interesuar për zgjidhje dhe jo zgjedhje. Qytetarëve nuk ju duhen zgjedhje kur ka një shumicë absolute në Kuvend, kemi programin para nesh, detyrat dhe premtimet që duhet t’i realizojmë”, deklaroi Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN-it.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski mohoi se opozita ka vendosur kushte për datën e zgjedhjeve. “Nuk kam informata se opozita kërkon datë për zgjedhje të parakohshme si parakusht për mbështetjen e ligjeve”, tha Mickoski.

Prej disa muajsh në opinion përmenden data të ndryshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat sipas eksponentëve të opozitës duhet të mbahen në prill, qershor ose më së voni në shtator. Mickoski ditë më parë deklaroi se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028, ndërsa në fund të dhjetorit 2027 do të formohet Qeveria teknike, e fundit e këtij formati, siç njofton Alsat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.