☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,509 ▼0.55%
DOW 52,214 ▼0.34%
NASDAQ 24,989 ▼1.05%
NAFTA 86.21 ▼0.74%
ARI 4,035 ▼1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,578 ▼ -1.83% ETH $2,048 ▼ -3.99% XRP $1.0690 ▼ -2.63% SOL $83.0200 ▼ -4.31%
S&P 500 7,509 ▼0.55 % DOW 52,214 ▼0.34 % NASDAQ 24,989 ▼1.05 % NAFTA 86.21 ▼0.74 % ARI 4,035 ▼1.94 % S&P 500 7,509 ▼0.55 % DOW 52,214 ▼0.34 % NASDAQ 24,989 ▼1.05 % NAFTA 86.21 ▼0.74 % ARI 4,035 ▼1.94 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Drogë, kallashnikov dhe mijëra fishekë në banesë, arrestohet vlonjati 26-vjeçar

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin “Befasia”, duke sekuestruar drogë, armë zjarri dhe municion luftarak. Gjatë aksionit është arrestuar poseduesi i drogës dhe armëve, 26-vjeçari A. Dh., banues në qytetin bregdetar.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve pranë DVP Vlorë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Befasia”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë, në banesën e tij shtetasi A. Dh., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.