Kronika
Drogë në Memaliaj, sekuestrohen 31.5 kg kanabis, në pranga një person
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 31.5 kg kanabis dhe ka arrestuar në flagrancë poseduesin e saj.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënë në pranga Luan Llaka, 55 vjeç nga Tirana.
Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij në Memaliaj, në një kasolle u gjet dhe sasia e kanabisit.
Por përveç kësaj, u konstatua dhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
I dyshuar si bashkëpunëtor dhe djali i tij,. L. Ll, 26 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.