☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,755 ▼0.04%
DOW 53,905 ▼0.24%
NASDAQ 26,606 ▼0.32%
NAFTA 81.52 ▲4.27%
ARI 4,417 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $63,906 ▼ -2.04% ETH $1,874 ▼ -2.62% XRP $1.0210 ▼ -2.14% SOL $75.9300 ▼ -1.72%
S&P 500 7,755 ▼0.04 % DOW 53,905 ▼0.24 % NASDAQ 26,606 ▼0.32 % NAFTA 81.52 ▲4.27 % ARI 4,417 ▲0.4 % S&P 500 7,755 ▼0.04 % DOW 53,905 ▼0.24 % NASDAQ 26,606 ▼0.32 % NAFTA 81.52 ▲4.27 % ARI 4,417 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Bota

Dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake gjermane, Berlini në alarm

Dy dronë u konstatuan mbi një bazë ushtarake në perëndim të Gjermanisë, vetëm pak ditë pasi një pajisje eksplozive u gjet në aeroportin e Lajpcigut.

Forcat e armatosura gjermane konfirmuan se dronët u vunë re mbrëmjen e së enjtes në bazën Mechernich, në afërsi të qytetit të Bonit, ku ndodhen përbërës të sistemeve amerikane të mbrojtjes “Patriot”.

Një zëdhënës i komandës së përgjithshme deklaroi se policia ushtarake u dërgua në vendin e ngjarjes, përpara se çështja t’i kalonte në dorëzim policisë lokale.

Bëhet fjalë për shembullin më të fundit të dronëve që gjenden në afërsi të bazave apo aeroporteve në vendet evropiane që mbështesin Ukrainën në luftën me Rusinë, mbi të cilën bien edhe dyshimet. Vetë Moska ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje.

Ministri gjerman i Brendshëm, Alexander Dobrindt, tha të dielën për gazetën “Bild” se Gjermania është kthyer në një objektiv të rregullt të sulmeve me qëllim destabilizimin.

“Ne nuk jemi në luftë, por jemi kthyer në objektiv të përditshëm të një lufte hibride”, deklaroi Dobrindt.

Aktualisht, Gjermania po heton se si një dron i ngarkuar me lëndë shpërthyese arriti deri në një pistë të aeroportit të Lajpcigut, që përdoret nga NATO, ushtria gjermane dhe shërben si bazë për avionët e linjës ukrainase “Antonov”.

Ushtria gjermane refuzoi të komentonte se në ç’fazë ndodheshin hetimet mbi çështjen në fjalë.

Një sërë rastesh të ngjashme të verifikuara në hapësirën ajrore evropiane vitin e kaluar alarmuan kontinentin e vjetër, duke detyruar Bashkimin Evropian të diskutojë ngritjen e një sistemi të përbashkët anti-dron.

Disa vende të Unionit kanë fajësuar Rusinë për incidentet në fjalë, me Kremlinin që ka mohuar përgjegjësinë dhe i ka cilësuar akuzat si “absurde”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.