Dugolli thotë se qëllimi i PDK-së janë zgjedhjet, publikon një video të Hamzës
Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë sot se qëllimi i Partisë Demokratike të Kosovës janë zgjedhjet.
Dugolli ka thënë se këtë po e shohin edhe qytetarët, gjersa ka publikuar një video të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza teksa flet për zgjedhjet.
Lexoni të plotë postimin e Dugollit:
“E thënë troç dhe pa lajka nga kryetari i PDK-së z. Hamza: “Në zgjedhje po shkojmë.”
Pra, që nga fillimi, ky duket të ketë qenë qëllimi. Nuk është as Haga, as ligji, as dënimet e shqiptuara atje, e aq më pak presidenti. Synimi është që vendi të dërgohet sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme, me shpresën se kësaj radhe do ta mundin Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.
Besoj se këtë tashmë po e shohin edhe qytetarët. /Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.