Kronika

Duka: I indinjuar nga dhuna shtetërore ndaj tregtarëve

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka shprehur indinjatën e tij për atë që ndodhi sot në Shkodër me disa fermerë të duhanit, “të cilët u dhunuan dhe u kërcënuan me armë nga shefi i Krimit Ekonomik”.
“Lufta kundër informalitetit dhe evazionit fiskal duhet nisur së pari ndaj atyre që bëjnë kontrabandë cigaresh, jo ndaj fshatarëve që kultivojnë e tregtojnë duhan sa për të mbajtur frymën, jo ndaj njerëzve të ndershëm që kanë lidhur jetën me fshatin”, ka thënë Duka në rrjetet sociale.
Ai ka theksuar se, “Partia Agrare Ambientaliste ka një plan të qartë dhe konkret për të mbështetur fermerët që merren me kultivimin dhe tregtimin e duhanit”.
“Shqipëria e ka traditë kultivimin e duhanit, por për fat të keq numri i fermerëve që e kultivojnë ka rënë ndjeshëm. Ata pak që kanë mbetur dhunohen dhe kërcënohen në mes ditës nga njerëz me uniformë shtetërore. Shpresoj që autoritetet të marrin masat përkatëse për ngjarjen”, është shprehur Duka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button