Politika

Dule kërkon census të ri: Nuk dihet se kush janë minoritetet dhe sa janë

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u ankua sërish se qeveria nuk respekton të drejtat e minoritetit dhe nuk janë trajtuar me prioritet. Shqetësimin sipas tij e ka ngritur edhe Këshilli i Evropës në rezolutën e 2014. Këto deklarate Dule i ka bërë në Konferencën e 8-të të OMONIA-s, ku një pjesë të saj, ai e ka mbajtur në gjuhën greke.

dule“Nuk më ka rastisur deri më sot të trajtohen me prioritet të drejtat e minoriteteve. Shoqëria jonë duhet të edukohet me frymën se, të drejtat e minoriteteve janë të shenjta. Kush nuk do donte që Shqipëria të ishte shembull. Do ishim ne të parët që do ta përshëndesnim, por situata nuk është ashtu, e thotë Këshilli i Evropës”, -u shpreh kreu i PBDNJ-së.

Ndërsa në lidhje me censusin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, Dule tha se ai duhet të bëhet nga e para, pasi minoritarëve iu është mohuar e drejta e vetëdeklarimit. “Gjatë regjistrimit të popullsisë në 2011 është shkelur parimi themelor i nenit 3 në Konventën Kuadër. Kjo konventë përcakton të drejtën e vetëdeklarimit. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ia hoqi këtë të drejtë. Ja pse duhet të merret një census nga e para, që të futen këto të drejta.

Në vendin tonë nuk dihet kush janë minoritetet, ku jetojnë dhe sa janë. Si mund të pretendojë një shtet serioz se na respekton kur nuk e di kush janë, sa janë dhe ku jetojnë. Këto janë elementare”, – u ankua Dule. Gjithashtu ai kërkoi ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e këshillit Drejtues të TVSH-së, duke kërkuar që një anëtar i bordit të jetë minoritar.

Related Articles

Nje koment

  1. oo vangjel cfar mendimi ke ti i lem keto maskaralleqe qe po bejme bolle kemi ber se ska lezet ca mendimi ke ti Se une do bej dorheqje ti dule pyet dhe ne greqi per te drejta minoritetesh sa i respektojne ata qe jan edhe shtet europjan ore legen ooo arxhii shqiptar ke vendos ti besh njerzit grek me zorre O athina zyrtare i ben njerzit grek me pare u jep pencjone disave qe vijne nga malsia e madhe oo Dule me vjen keq une svazhdoj me se kan ardh disa ne himar dhe kan pyet njerzit e fisit tim dhe na e kan zbuluar orgjinen qe ne sjemi grek ok dule gruan mos e le ne greqi se atje sta qin njeri po bjere ne alvani ta qim fort me shoqeri ika duleee mos u merzit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button