Kronika

Korrupsioni, gjyqtarja Andrea s’do të kthehet në detyrë deri në përfundim të gjyqit

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea nuk do të rikthehet në detyrë deri në përfundim të procesit.

Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës i cili kërkoi pavlefshmërinë e përgjimeve si dhe rikthimin në detyrë të gjyqtares.

Gjyqtarja Majlinda Andrea akuzohet për korrupsion pasiv së bashku me bashkëshortin Odhise Andrea.

Sipas akuzës, nga hetimet rezulton se për të përfituar një verdikt të favorshëm për një çështje pronësie i janë paguar te bashkëshorti i gjyqtares 50 mijë euro, ndërkohë që hetimi është zhvilluar së pari nga Krimet e Rënda dhe më pas është shpallur moskompetenca, pasi gjatë përgjimeve doli edhe emri i gjyqtares së lartë.

Në proces gjyqësor janë dhe Ilia Çabiri, Eleni Lino dhe Petraq Dashi, të cilat ndodhen të arrestuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button