Bota

Britani, Jeremy Corbyn rizgjidhet kryetar i Partisë Laburiste

Jeremy Corbyn është rizgjedhur kryetar i partisë kryesore opozitare në Britani, Partisë Laburiste, pasi të shtunën fitoi në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur në Liverpool.

Corbyn fitoi bindshëm me 61.8 për qind të votave nga numri i përgjithshëm prej 506.438 fletëve të votimit ose me 313.209 vota që njëherësh shënon rritje të besimit pasi në zgjedhjet e fundit për kryetar partie të mbajtura në vitin 2015 ai kishte marrë 59.5 për qind të votave.

Të drejtë vote në zgjedhjet për kreun e laburistëve kishin 654.006 anëtarë partie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button