☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.85 ▲0.09%
ARI 4,015 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,534 ▼ -1.13% ETH $2,300 ▼ -1.36% XRP $1.2920 ▲ +0.19% SOL $99.3100 ▼ -2.16%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Pritshmëri të larta nga samiti i udhëheqësve Kinë-EQL

Më 24 dhe 25 nëntor, në qytetin Suzhou të Kinës Jugore, organizohet takimi i udhëheqësve të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Maqedonisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Rumanisë, Bullgarisë, Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Ditët e fundit, Qendra e transmetimit për Rusinë dhe Europën Lindore e Radios së Jashtme të Kinës (CRI) zhvilloi në website-n e saj një sondazh lidhur me këtë takim.

Sipas sondazhit mbi temat kryesore të këtij samiti, 60.1% e të anketuarve përzgjodhën investimet dhe çështjet ekonomike tregtare. Përveç kësaj, 46.2% e të anketuarve nënvizuan ndërlidhshmërinë.

66.7% e të anketuarve mendojnë se vendet e ndryshme të Europës Qendrore e Lindore kanë epërsi koston e burimeve njerëzore, në krahasim me vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore.

58.1% e të anketuarve mendojnë se pozicioni i favorshëm gjeografik mund të lidhë tërë kontinentin europian dhe krijon kushte më të favorshme për investimet kineze në Europë.

Pjesëmarrësit në sondazh shpresojnë që Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore do të forcojnë bashkëpunimin, për të nxitur zhvillimin ekonomik rajonal dhe për të krijuar më shumë vende pune, në favor të përmirësimit të jetës së popujve të këtij rajoni.

Në takimin dyditor, Kryeministri kinez Li Keqiang dhe udhëheqësit e 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore, duke përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, do të zhvillojnë bisedime mbi bashkëpunimin dypalësh.

Në këtë takim do t’i kushtohet rëndësi forcimit të lidhjes miqësore me përfitime të ndërsjella, tregtisë dhe investimeve, bashkëpunimit në fushën e financës, kontrollit të cilësisë së produkteve bujqësore, shkëmbimeve kulturore etj.

Pas takimit, pritet të publikohet “Programi afatmesëm i bashkëpunimit 16+1” dhe “Programi i Suzhou-t”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.