Kronika
Durrës, gjendet një i mbytur në det
Një tjetër pushues ka humbur jetën në det, teksa pushonte në plazhet e Adriatikut. Mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 08:45, në plazhin e madh të Durrësit, u gjet i mbytur në det një person, i cili më pas u identifikua nga familjarët.
Viktima është një shtetas maqedonas, rreth 65 vjeç dhe banues në Shkup. Ai kishte ardhur për pushimet verore në Durrës, por për shkaqe ende të paqarta ka gjetur vdekjen në det.
Burime nga policia vendore bënë të ditur se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Javën e shkuar, një turist rus humbi jetën pasi u godit nga një skaf në plazhin e Himarës, ndërsa dy ditë më parë një turiste norvegjeze u gjet e vdekur në dhomën e hotelit të qytetit të Sarandës.