Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,620 ▼0.48%
DOW 52,421 ▼0.29%
NASDAQ 26,186 ▼0.56%
NAFTA 101.33 ▼0.06%
ARI 4,331 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,000 ▼ -0.9% ETH $2,481 ▼ -0.96% XRP $1.4212 ▲ +1.89% SOL $101.0600 ▼ -0.29%
S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 101.33 ▼0.06 % ARI 4,331 ▼0.48 % S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 101.33 ▼0.06 % ARI 4,331 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Kronika

Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u kap me 297 doza të dyshuara heroinë dhe kokainë. Operacioni antidrogë u kodua “Pikat”, ndërsa në flagrancë u arrestua shtetasi me inicialet J.K., 21 vjeç, banues në Shkozet.

Arrestimi u krye në lagjen nr. 16, Durrës, gjatë një aksioni të zhvilluar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë kontrollit, 21-vjeçarit iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike të llojit heroinë dhe kokainë, të ndara në doza të gatshme për shpërndarje.

Në total, policia sekuestroi 129 doza heroinë dhe 168 doza kokainë

Sipas policisë, lëndët narkotike dyshohet se ishin përgatitur për shitje në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të aksioneve të Policisë së Shtetit kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, veçanërisht shitjes së drogave të forta në doza.

Materialet procedurale në ngarkim të 21-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.