Dy alarme për bombë në Fiumicino, avionët luftarakë shoqërojnë një fluturim të Ryanair
ROMË, 3 nëntor, ATSH/ Dy alarme për praninë e mundshme të bombave në avionë kanë vënë në gatishmëri aeroportin “Leonardo da Vinci” në Fiumicino të Romës.
Sipas mediave italiane, alarmi i parë u regjistrua rreth orës 09:40, pas një telefonate anonime që sinjalizonte praninë e një bombe në bordin e një avioni që sapo kishte ateruar. Në vendngjarje ndërhynë ekipet e çminimit, të cilat kontrolluan avionin, por nuk gjetën asnjë objekt të dyshimtë.
Pak më vonë, një alarm i dytë përfshiu fluturimin FR9611 të kompanisë Ryanair, që vinte nga Lisbona. Në këtë rast, Forcat Ajrore Italiane ngritën në ajër avionë luftarakë për të shoqëruar mjetin fluturues deri në aeroportin e Romës.
Edhe për këtë rast u aktivizuan procedurat e sigurisë. Sipas raportimeve, të dyja incidentet përfunduan pa u konstatuar kërcënime konkrete dhe pa shqetësime për pasagjerët.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.