☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Dy Pëllumba (të Ramës) në një derë..

Nga NEVRUS NAZARKO

Ndonjëherë ka disa shkrime, prononcime apo mbështetje të hapura që jo vetëm të mbeten gjatë në kujtesë, por edhe bien erë të keqe. Një nga këto është edhe shkrimi i fundit i Pëllumb Kullës, dramaturgut të njohur, ku ai i bën elozhe neveritëse fjalimit të Edi Ramës në antimitingun rilindas, tamam-tamam, një antimiting i kamufluar si përvjetor i asaj partie që Pëllumbin dhe “Pëllumbat” e tjerë akuzohet se i ka persekutuar. Këtu lind edhe dilema: njeriu nuk di nëse duhet të qeshë, të habitet apo thjesht të ndiejë neveri. Sepse kur puthadorja vjen nga dikush që e njeh shumë mirë historinë e propagandës, nuk duket më si entuziazëm qytetar. Duket si zanat i vjetër, tashmë i ricikluar për kohë të reja.

Servilizma të këtij kalibri nuk kanë shumë lidhje me atdhetarinë, sepse ajo nuk matet me duartrokitje për kryeministrin e radhës, as me fjalë të ëmbla për pushtetin kur vendi zien nga skandalet, varfëria, emigracioni dhe arroganca. Atdhetaria është të thuash të vërtetën kur është e vështirë, jo të zbukurosh fjalimet kur është e leverdishme.
Në raste të tilla, ia vlen të pyesësh: a është ky emocion për Shqipërinë, një llogari personale apo një mënyrë e pështirë për të qëndruar afër sofrës së pushtetit? Sepse elozhet ndaj një lideri që ka 14 vjet në pushtet nuk janë më naivitet. Ato janë pozicionim, mesazh dhe një mënyrë për të thënë: “Jam këtu, mos më harroni.”
Në fund, skena publike shqiptare duket sikur ka gjithmonë nevojë për nga një “Pëllumb” që fluturon rreth pushtetit, por jo drejt lirisë. Njëri Kulla, tjetri Pilinci. Dy emra të ndryshëm, por e njëjta koreografi, me të njëjtin regjisor, KM-në në ikje.
Në vend të mbylljes:
Dikur prisnim nga artistët të na zgjonin dhe ushqenin ndërgjegjen. Sot, edhe pse lista e puthadorasve është e gjatë, disa prej tyre duken si kambana të vjetra oborri: bien vetëm kur duhet të lavdërohet mbreti. Sidomos kur mbreti ka ne dore te emëroje ambasdorë kolltuk-shtrirës të tipit Muç Nano. Kot nuk thonë, ç’të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.