Dy të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari
Dy persona kanë mbetur të plagosur, dyshohet me armë zjarri, pasditen e sotme në Gjakovë. Policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe ka sekuestruar një armë të gjatë automatike dhe tri gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Dy persona kanë mbetur të plagosur, dyshohet me armë zjarri, pasditen e sotme në Gjakovë, siç njofton KosovaPress. Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë plagosur në Gjakovë, dyshohet me armë zjarri.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka thënë se sot rreth orës 16:40 policia është informuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të dyshuara nga arma e zjarri.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjatë ekzaminimit, ato kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.
Personi i dyshuar është arrestuar. Veprimet e policisë po ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.