☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +0.43% ETH $2,263 ▲ +0.4% XRP $1.2498 ▼ -0.12% SOL $94.3000 ▼ -1.45%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

Bizneset shqiptare do të kenë së shpejti një portal të dedikuar për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Platforma pritet të lançohet javën e ardhshme dhe do të jetë e integruar me e-Albania, duke synuar lehtësimin e aplikimit për kredi dhe ndjekjen e procesit në kohë reale.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook bëri të ditur se portali do t’u mundësojë bizneseve të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, ndërsa përmes tij do të mund të shohin në çdo moment se në çfarë faze ndodhet kërkesa e tyre. Sipas ministres, platforma është konceptuar si një “pasqyrë” e të gjithë procesit të aplikimit, duke rritur transparencën dhe duke e bërë më të thjeshtë aksesin e bizneseve në skemën e financimit.

Në kuadër të programit, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po bashkëpunon me bankat dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave për të thjeshtuar procedurat dhe për ta bërë skemën sa më të aksesueshme për sipërmarrjet që synojnë të investojnë dhe të zgjerohen.

Programi parashikon kredi me normë interesi nga 2 deri në 3%, me afat shlyerjeje deri në 10 vite dhe me vlerë maksimale deri në 2 milionë euro.

Përveç financimit, bizneset do të kenë në dispozicion edhe asistencë nga Ministria e Ekonomisë gjatë procesit të aplikimit. Sipas Ibrahimajt, do të ofrohet ndihmë edhe për hartimin e planeve të biznesit, me synimin për të rritur mundësinë e miratimit të kredisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.