☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,748 ▲0.33%
DOW 51,037 ▼0.27%
NASDAQ 27,361 ▲0.63%
NAFTA 89.76 ▼1.48%
ARI 4,169 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,531 ▲ +0.39% ETH $2,698 ▼ -0.02% XRP $1.5015 ▼ -0.02% SOL $119.4100 ▼ -1.87%
S&P 500 7,748 ▲0.33 % DOW 51,037 ▼0.27 % NASDAQ 27,361 ▲0.63 % NAFTA 89.76 ▼1.48 % ARI 4,169 ▲0.16 % S&P 500 7,748 ▲0.33 % DOW 51,037 ▼0.27 % NASDAQ 27,361 ▲0.63 % NAFTA 89.76 ▼1.48 % ARI 4,169 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Kosova

Dyshohet për mjete shpërthyese në shtëpinë dhe depon e Ramiz Kelmendit në Zahaq të Pejës

Katër mjete shpërthyese, që dyshohet të jenë shishe molotovi, janë hedhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, dy në shtëpinë dhe dy të tjera në depon e biznesmenit dhe politikanit Ramiz Kelmendi, në Zahaq të Pejës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vetë Kelmendi, i cili ka bërë të ditur se pavarësisht incidentit, nuk ka pasur dëme materiale.

“Rreth orës 04:30 të mëngjesit, në oborrin e shtëpisë dhe në depon në Zahaq. Dy mjete në oborr dhe dy të tjera në depon. Siç duket, shishe të molotovit, por nuk ka pasur ndonjë dëm”, ka deklaruar Kelmendi.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa është përfshirë edhe Prokurori i Shtetit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për Telegrafin ka konfirmuar se institucionet e sigurisë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personit apo personave të dyshuar.

“Policia e Kosovës me të gjitha njësitet relevante ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vend të ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e personit apo personave që kanë kryer këtë vepër penale”, ka thënë Nikçi.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat dhe motivin e incidentit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.