☁️
Tiranë 21°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,294 ▼0.4%
DOW 49,784 ▼0.82%
NASDAQ 24,423 ▼0.03%
NAFTA 83.33 ▲1.24%
ARI 3,700 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,086 ▼ -0.69% ETH $1,776 ▲ +0.31% XRP $0.9743 ▼ -0.81% SOL $74.0800 ▲ +0.22%
S&P 500 7,294 ▼0.4 % DOW 49,784 ▼0.82 % NASDAQ 24,423 ▼0.03 % NAFTA 83.33 ▲1.24 % ARI 3,700 ▼1.12 % S&P 500 7,294 ▼0.4 % DOW 49,784 ▼0.82 % NASDAQ 24,423 ▼0.03 % NAFTA 83.33 ▲1.24 % ARI 3,700 ▼1.12 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Kosova

E goditi bashkëshorten me shuplakë, dënohet me një vit burgim burrin nga Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një vit burgim efektiv një person me inicialet S.K., pasi është shpallur fajtor për lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të gjykatës, ngjarja ka ndodhur më 13 korrik 2026, rreth orës 20:00, në shtëpinë e të pandehurit, në një fshat të Komunës së Ferizajt.

Në aktgjykim thuhet se i pandehuri, pasi ishte kthyer nga puna, fillimisht e kishte ofenduar bashkëshorten me fjalë të rënda, ndërsa më pas e kishte sulmuar fizikisht.

Shkak i konfliktit, sipas përshkrimit të rastit, ishte një diskutim lidhur me djalin e tyre dhe mundësinë që ai të shkonte të punonte te axha i tij.

“I pandehuri në atë moment e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e kapur – shtrënguar në krahun e djathtë të dorës dhe e godet me shuplakë në fytyrë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Si pasojë e sulmit, bashkëshortja kishte pësuar lëndime të lehta trupore, të cilat janë konstatuar nga eksperti mjekoligjor në akt-ekspertizën e datës 31 gusht 2026.

Gjykata, e kryesuar nga gjyqtarja Mimoza Maloku Shabani, e ka shpallur fajtor S.K.-në dhe e ka dënuar me një vit burgim efektiv.

Po ashtu, me aktvendim të veçantë, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit deri në marrjen e formës së prerë të aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Në arsyetimin e këtij vendimi, gjykata ka theksuar se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, duke marrë parasysh karakteristikat personale të të pandehurit, sjelljen e mëparshme, ambientin dhe kushtet në të cilat jeton.

Kundër aktgjykimit, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga pranimi i tij në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.