“E kanë lidhur, e kanë detyruar të rrijë në një qoshe” – Sherifi për arrestimin e Krasniqit
Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është trajtuar në mënyrë “brutale” gjatë arrestimit të tij.
Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Sherifi tha se, sipas tij, mënyra se si është vepruar me Krasniqin që nga momenti i arrestimit ka qenë e papërshtatshme dhe poshtëruese.
“Prej kur e kanë marrë nga shtëpia, e kanë lidhë, janë sjellë në mënyrë arrogante, nuk kanë komunikuar në mënyrë normale. E kanë detyruar të rrijë në një qoshe… E kanë transportuar në mënyrë mizore, brutale”, deklaroi Sherifi.
Ai shtoi se trajtimi ndaj Krasniqit, sipas tij, ka dhënë përshtypjen “thu se po transportojnë një kriminel”.
Sherifi i bëri këto komente teksa po fliste për arrestimin dhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.