☁️
Tiranë 21°C · Vranët 11 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 97.32 ▲1.99%
ARI 4,685 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $80,699 ▼ -0.2% ETH $2,330 ▼ -0.04% XRP $1.4437 ▲ +1.31% SOL $94.7200 ▲ +0.83%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.32 ▲1.99 % ARI 4,685 ▼0.98 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.32 ▲1.99 % ARI 4,685 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
11 May 2026
Breaking
Opinion

E keqja më e madhe: Berisha etj.

Nga EDUARD ZALOSHNJA

Pas zgjedhjeve të 2013-ës (kur 1 milion votues tw kwtushwm votuan për Ramën kryeministër dhe për Berishën vetëm 680 mijë), rezultatet e zgjedhjeve (si dhe sondazhet që kam zhvilluar) tregojnë se shqiptarët kryesisht votojnë për të keqen më të vogël. Domethënë, jo për të keqen më të madhe….

Kështu, në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, vetëm 37% e banorëve të rritur të vendit votuan për PS-në. Po ama, nga ana tjetër, për PD-në (partinë kryesore të opozitës) votuan vetëm 22%. Ndërsa 41% ose votuan për parti sekondare ose nuk votuan fare. Domethënë u votua për të keqen më të vogël…

Në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit, vetëm 40% e banorëve të rritur të vendit votuan për PS-në. Po ama, nga ana tjetër, për PD-në (partinë kryesore të opozitës) votuan vetëm 32.5%. Ndërsa 27.5% ose votuan për parti sekondare ose nuk votuan fare. Domethënë u votua për të keqen më të vogël…

Në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, vetëm 40.2% e banorëve të rritur të vendit votuan për PS-në në pushtet. Po ama, nga ana tjetër, për PD-në dhe bishtat e saj votuan vetëm 26.4%. Ndërsa 33.4% ose votuan për parti sekondare ose nuk votuan fare. Domethënë u votua për të keqen më të vogël…

Në të gjitha sondazhet që kam zhvilluar nga 2013-ta e këtej, asnjëherë nuk ka rezultuar që të paktën gjysma e popullsisë së rritur të vendit të jetë e kënaqur me punën e qeverisë. Po ama, nga ana tjetër, pakënaqësia ndaj opozitës ka qenë shumë më e madhe.

Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor i sondazhit tim të fundit për ‘Zërin e Shqiptarëve’, rezultoi se vetëm 16.6% e gjithë banorëve të rritur të vendit votojnë sot PD-në e Berishës dhe më pak se 1% e tyre votojnë partitë “e reja” parlamentare të Shehajt, Lapajt dhe Qorit. Domethënë, Berisha etj shihen si e keqja më e madhe nga popullsia në moshë për votim. Ndërkohë, PS-ja e ruan pak a shumë elektoratin e saj besnik…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.