“E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
Avokati dhe analisti, Rezart Kthupi i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjen e Kryesisë së re në PD. Ai foli lidhur me publikimin e listës së kandidatëve për kryesinë e re të Partisë Demokratike vetëm pak minuta përpara procesit të votimit.
Kthupi e ka cilësuar forcën politike të PD si një “pronë private” të Sali Berishës ku sipas tij proceset statutore shkelen hapur. Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje vërtetësinë e garës dhe numërimin e votave.
Kthupi theksoi se sipas rregullave statutore, lista e kandidatëve duhet të miratohet nga kryesia dhe të publikohet të paktën dy apo tre ditë përpara që t’u lihet kohë kandidatëve për fushatë dhe lobim.
“E para punës ti shtron një pyetje për të njëjtën parti politike e cila nxorri një vendim për procedurat të zgjidhte kryetarin e saj, e nxorri 40 ditë mbasi kishte marrë vendimin. Se do të bësh ca paralelizma. Domethënë kjo partia nuk është që ka respektuar ndonjë rregull statutor për procedurat e zgjedhjeve.
Po të marrësh statutin duhet të ketë vendim kryesie për miratimin e listës dhe se Kryesia duhet të jetë nja dy ditë, tre ditë përpara ta publikojë listën. Më thotë kjo është lista, të bëni fushatë çuna dhe goca që të dilni dhe të merrni votat.
Nëse ti e fut logjikën në kuadër të një partie që bën zgjedhje, që respekton procedura, që respekton statutin, ok. Në qoftë se ti e kthen këtë logjikën në kuadër të një partie është partia pronë private Sali Berisha, se çohet Berisha thotë këto dy janë kandidaturat për kryetarë të Këshillit Kombëtar, këto 40 emrat janë dhe kandidatët për anëtarë Kryesie.
Tashi ju do votoni dhe votoni çfarë doni se në fund fare ai që do numërojë që është Gazi, do nxjerri atë listën që unë i kam dhënë paraprakisht. Domethënë ti i shtrove zotit Hoxha një pyetje të gabuar, se ti the kur mbaron procesi i votimit. Po procesi i numërimit nuk ka numërim, ka bërë numërimin ai që ka bërë.
Po po, siç ka qenë gjithmonë se tash që të mos bëhemi fare fare, kemi qenë në atë parti domethënë. Në një listë me 20 emra mund të rastisë dhe Gazi nuk nuk di fare të manipulojë procesin e votimit, nuk e ka bërë kurrë në jetën e vet.
Në fakt është njeri që i qëndron strikt dispozitave statutore, është domethënë Gazi, Flamuri, sekretari i përgjithshëm, të gjithë respektojnë statutin në mënyrë parimore, nuk lëvizin gramin. Kështu pyetja që duhet t’i bëj zotit Hoxha është ka mundësi të lidhesh me Sali Berishën ta pyesësh kush është lista e fituesve? Se ta jepte Berisha kush është lista e fituesve dhe të thoshte që nga këta 40 vetë që janë, 50 vetë që janë kandidatë, janë fituesit 20, janë këta që i kam përcaktuar unë paraprakisht”, tha ai ndër të tjera.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.