☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,670 ▲0.61%
DOW 52,298 ▲0.16%
NASDAQ 26,160 ▲0.79%
NAFTA 102.01 ▼1.22%
ARI 4,027 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,916 ▼ -0.92% ETH $2,313 ▼ -1.78% XRP $1.2918 ▼ -0.68% SOL $100.2800 ▼ -1.48%
S&P 500 7,670 ▲0.61 % DOW 52,298 ▲0.16 % NASDAQ 26,160 ▲0.79 % NAFTA 102.01 ▼1.22 % ARI 4,027 ▲0.48 % S&P 500 7,670 ▲0.61 % DOW 52,298 ▲0.16 % NASDAQ 26,160 ▲0.79 % NAFTA 102.01 ▼1.22 % ARI 4,027 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

“Adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve”- Zv/ministrja e Brendshme zbardh paketën kundër dhunës

Qeveria shqiptare ka propozuar një paketë të re masash kundër dhunës, me fokus forcimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e punonjësve të policisë dhe dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara.

Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, theksoi se masat synojnë të parandalojnë përsëritjen e akteve të dhunshme gjatë protestave, duke nënvizuar edhe nevojën për përshtatjen e ligjit të tubimeve me realitetin e ri të krijuar nga përdorimi i rrjeteve sociale.

Sipas saj, propozimet, përfshirë edhe krijimin e një regjistri elektronik, duhet të jenë në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore. Ruseti argumentoi se vendimi për këtë paketë erdhi pas përsëritjes së episodeve të dhunës përgjatë dy javëve të fundit, ndërsa qëllimi kryesor mbetet garantimi i sigurisë në vend.

“Këto janë masa që adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve. Ka disa masa që lidhen me rendin e sigurinë, gjithashtu ka masa që lidhen edhe me dëmshpërblimin e bizneseve. Një masë tjetër është edhe ligji i tubimeve, në atë kohë në vitin 2001 nuk ekzistonin rrjetet sociale.

Një nga situatat ku ne përballemi është që rrjetet sociale janë shumë aktive. Masa për mbarëvajtjen e një protestë paqësore. Vëmendje për thirrjet e dhunës ndaj një punonjësi të policisë. Të gjashtë masat që janë propozuar nga qeveria shqiptare duhet të ndjekin të gjitha dispozitat e një akti ligjor.

Kjo vlen edhe për regjistrin elektronik. Qëllimi kryesor i kësaj pakete lidhet me sigurinë në vend, është detyra e qeverisë që mos të lejojë që persona të caktuar të cenojnë sigurinë në vend. Për dy javë kemi parë që ditë pas dite është përsëritur e njëjta dhunë, prandaj qeveria ka marrë këto masa”, tha

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.