Politika

Basha pas Uashingtonit: BKH dhe drejtësia do të bëhen

I sapokthyer nga vizita në Shtetet e Bashkuara, Lulzim Basha ishte akoma më shumë i vendosur për ngritjen e reformës në drejtësi dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit sipas rekomandimeve të Venecias.

Kreu i demokratëve, në një bashkëbisedim me gazetarët tha se kishte marrë garancitë për këtë nga zyrtarët e administratës Obama dhe kongresmenët amerikanë.

“Byroja Kombëtare e Hetimit në veçanti dhe reforma në drejtësi do të kryhen sipas rekomandimeve të Venecias, sipas standardit europian. Askush nuk do të ndalë, deformojë apo devijojë këtë vullnet që në fakt buron nga qytetarët shqiptarë për të pasur një drejtësi të pavarur nga politika dhe në gjendje që të vendosë politikën para drejtësisë”, deklaroi ai.

Sipas Bashës, reforma në drejtësi nuk është qëllim në vetvete, por t’i japë fund krekosjes dhe arrogancës qeverisëse, që sipas tij po u vjedh shqiptarëve edhe kacidhen e fundit nga xhepi.

Ndër të tjera, Basha tha se kishte siguruar mbështetjen amerikane dhe garancinë e tyre që ligji i dekriminalizimit do të zbatohet, por edhe angazhimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button