☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.19 ▲1.29%
ARI 4,060 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,955 ▲ +1.64% ETH $2,358 ▲ +2.09% XRP $1.3336 ▲ +2.89% SOL $101.6900 ▲ +1.62%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,060 ▼0.36 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,060 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj shkarkon nga detyra ministrin Nenad Rikalo

 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar sot nga detyra ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo nga Lista Serbe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Haradinaj nëpërmjet rrjetit social Facebook bëri të ditur lajmin për shkarkimin e ministrit Rikalo, ndërsa e falënderoi për bashkëpunimin gjatë periudhës derisa ishte aktiv në Qeverinë e Kosovës.

“Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, ka shkruar Haradinaj.

Shkarkimi i ministrit Rikalo është kusht i Partisë Socialdemokrate në opozitë për të votuar ligjin e buxhetit për vitin 2019, i cili është në axhendën e seancës së rregullt të sotme të Kuvendit të Kosovës.

Partia Socialdemokrate ka 12 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ish-deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Pa votat e tyre, koalicioni qeverisës nuk ka numër të mjaftueshëm votash për të miratuar ligjin për buxhetin. Socialdemokratët besojnë se Rikalo nuk është personi i duhur për të udhëhequr një sektor aq të rëndësishëm, siç është bujqësia.

Kujtojmë se që nga marsi i vitit të kaluar, ministrat e Listës Serbe janë në dorëheqje pas arrestimit të Marko Gjuriçit, shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, në pjesën e banuar me shumicë serbe. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.