☁️
Tiranë 18°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,410 ▼ -0.34% ETH $2,331 ▼ -1.65% XRP $1.2953 ▲ +1% SOL $100.9600 ▼ -0.72%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Europa

E rëndë në Itali, polici italian humb jetën gjatë aksionit për kapjen e dy shqiptarëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano, ku një efektiv i Policisë Lokale, Francesco Imprezzabile (39 vjeç), ka humbur jetën gjatë një ndjekjeje policore që përfundoi me aksident.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka nisur mbrëmjen e së hënës në zonën periferike të Ponte Lambro, kur një automjet tip Audi Q7 me qira nuk i është bindur urdhrit të ndalimit në një postbllok policie dhe është larguar me shpejtësi. Brenda mjetit ndodheshin dy shtetas shqiptarë.

Menjëherë është organizuar ndjekja nga efektivi Imprezzabile me motor të shërbimit, i mbështetur edhe nga patrulla të Policisë Rrugore. Pursuit-i ka vijuar në drejtim të Peschiera Borromeo, në lindje të Milanos.

Rreth orës 21:00, në rrethana ende të paqarta, polici ka humbur kontrollin e motorit dhe është rrëzuar në rrugën “Via Milano”, pranë aeroportit të Aeroporto di Milano Linate. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Ospedale Niguarda, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Të nesërmen në mëngjes, automjeti i përdorur në arrati është gjetur i braktisur në Pioltello, rreth 10 kilometra larg vendit të aksidentit. Pak më vonë, autoritetet kanë identifikuar dhe ndaluar drejtuesin e mjetit së bashku me një person tjetër në provincën Monza e Brianza, gjatë një operacioni të përbashkët të policive lokale.

Hetimet po fokusohen në mënyrën se si ndodhi rrëzimi fatal, duke shqyrtuar disa pista: nga mundësia e kontaktit mes motorit dhe automjetit në arrati, deri te versioni i një goditjeje të qëllimshme. Dëshmitarët dhe patrullat e tjera nuk kanë arritur të dokumentojnë momentin e saktë të aksidentit.

Prokuroria e Milanos ka hapur procedim penal për “vrasje rrugore” dhe “largim të rrezikshëm nga policia”, ndërsa priten raportet zyrtare dhe rezultatet e autopsisë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Itali. Presidenti Sergio Mattarella është shprehur i tronditur për humbjen e jetës së efektivit, ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve kanë përcjellë ngushëllime për familjen dhe kolegët e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.