E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, ku një person ka humbur jetën.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, kur një automjet me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 60-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së përplasjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.