☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 90.94 ▲0.69%
ARI 4,507 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,311 ▲ +0.9% ETH $2,171 ▲ +0.74% XRP $1.4160 ▲ +0.09% SOL $91.6000 ▲ +0.67%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 90.94 ▲0.69 % ARI 4,507 ▼1 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 90.94 ▲0.69 % ARI 4,507 ▼1 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

“E rrahën trafikantët në Prizren”, reagon Ndocaj

Pas lajmit se deputeti i qarkut Lezhë, Eduart Ndocaj i njohur ndryshe si “Kaubojsi” është rrahur keq nga dy persona në fshatin Landovicë, afër qytetit të Prizrenit, ka reaguar vetë deputeti.

Ai tha për Balkanweb se ka qenë në Kosovë, saktësisht në Pejë më 25 shtator dhe ka ndenjur gjysmë dite pasi i është dhënë çmimi ‘Politikani i vitit” në një spektakël. Por ai mohon çdo informacion tjetër dhe se mund të ketë pasur përplasje.

“Kam qenë në Kosovë por nuk kam pasur asnjë përplasje fizike. Kam marrë çmimin “Politikani i vitit” në Pejë në një spektakël. Kam pirë kafe me një gazetar dhe asgjë më tepër. Nuk më ka dalë asnjë person përpara, është mashtrim. Kam qenë me këshilltarin tim dhe shoferin”, tha Ndocaj për BalklanWeb.

I pyetur nëse ky lajm ka sjellë ndonjë shqetësim në familjen e tij, Ndocaj tha se nuk ka pasur asnjë lloj reagimi pasi ky është një mashtrim. “Nuk kam pasur asnjë shqetësim nga familja sepse është mashtrim. Është sulm politik”, deklaroi Ndocaj.

Sipas gazetës Blic, Ndocaj ka qenë në Pejë dhe duke u kthyer nga Peja, është ndalur në Landovicë të Prizrenit. Aty e kanë rrahur dy persona, që janë të njohur për Policinë si persona të dyshuar për trafikim me narkotikë, A.V nga Kukësi, me banim në Prizren dhe I.B nga Prizreni.

Portali thekson se bashkë me deputetin Ndocaj, në veturë ka qenë edhe këngëtarja e njohur E.A., një personazh i njohur nga Shqipëria. Nga policia ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht rastin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.