☁️
Tiranë 13°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.32 ▼3.65%
ARI 3,915 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,082 ▲ +0.2% ETH $2,280 ▲ +0.52% XRP $1.2491 ▼ -0.33% SOL $94.2000 ▼ -1.37%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.32 ▼3.65 % ARI 3,915 ▲0.42 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.32 ▼3.65 % ARI 3,915 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Edhe Ambasada britanike shpreh shqetësim për rrënimin e vilave në Ujman

Pas reagimeve nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë, edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me rrënimin e vilave Liqenit të Ujmanit.

Ambasada britanike ka bërë të ditur se po i përcjell nga afër zhvillimet, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit dhe proceseve të drejta e transparente.

“Respektimi i sundimit të ligjit kërkon procese të drejta dhe transparente, ku personat e prekur të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ajo ka shprehur shqetësim të veçantë për raportimet se masat e zbatimit të vendimeve kanë vazhduar ndërkohë që procedurat ligjore janë ende në zhvillim.

“Ligji duhet të zbatohet në mënyrë të njëjtë dhe të paanshme në të gjithë Kosovën”, theksohet në deklaratë.

Ambasada Britanike u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen me komunitetet e prekura, të trajtojnë shqetësimet në mënyrë transparente dhe të shmangin veprime të mëtejshme që mund të minojnë besimin e publikut ose besimin ndërmjet komuniteteve. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.