Akti Normativ për masat ndaj COVID-19/ Ndalohet eksportimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore pa autorizim të posaçëm
Në komunikimin me publikun, ministrja Manastirliu ka informuar mbi Aktin Normativ që qeveria ka ndërmarrë për të përforcuar zbatimin e rregullave, vendimeve dhe urdhrave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
“Në varësi të dinamikës së hospitalizimit të të prekurve nga infeksioni COVID-19, vetëm nëse kapërcehen kapacitetet publike, strukturat spitalore private, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës vendosen në dispozicion të përballimit të situatës”, tha Manastirliu.
“Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim të posaçëm të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për kryerjen e këtij aktiviteti, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe iu sekuestrohet e gjithë sasia e barnave/pajisjeve mjekësore. Në rast përsëritjeje, masave të mësipërme iu shtohet edhe ndalimi i eksportit të barnave/pajisjeve mjekësore, deri në 6 muaj”, tha Manastirliu.