☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 27 May 2026
S&P 500 7,519 ▲0.61%
DOW 50,462 ▼0.23%
NASDAQ 26,656 ▲1.19%
NAFTA 91.26 ▼2.8%
ARI 4,487 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $75,788 ▼ -1.14% ETH $2,077 ▼ -0.75% XRP $1.3344 ▼ -0.61% SOL $83.9700 ▼ -0.29%
S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 91.26 ▼2.8 % ARI 4,487 ▼0.35 % S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 91.26 ▼2.8 % ARI 4,487 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
27 May 2026
Breaking
Arte

Edicioni i 13-të i “Dea Open Air” sjell në Tiranë 40 filma nga 25 vende, 5 netë filmi dhe aktivitete që nxisin…

Me një përzgjedhje filmash nga vende të ndryshme të botës dhe një program që ndërthur konkurrimin, shfaqjet dhe aktivitete të tjera, festivali ndërkombëtar “Dea Open Air” mbërrin këtë qershor në edicionin e 13-të. Festivali që shënon dhe një moment të rëndësishëm në jetën artistike dhe kulturore këtë sezon në Tiranë, sjell për publikun 40 filma nga 25 vende, 5 netë filmi dhe aktivitete që nxisin shkëmbim kulturor dhe reflektim mbi kinemanë bashkëkohore. “Dea Open Air” zhvillohet këtë vit nga data 1 deri më 5 qershor dhe vjen me moton “Qiell i hapur. Mendje të hapura!”, duke vënë në qendër fuqinë e kinemasë për të lidhur kultura, breza dhe mënyra të ndryshme të të parit të botës. Sipas organizatorëve të festivalit, në garën për Çmimet “Dea” janë përzgjedhur gjithsej 40 filma, të ndarë në seksionet e filmit me metrazh të gjatë, të shkurtër dhe studentor. Ndërsa në konkurrimin kryesor marrin pjesë 7 filma me metrazh të gjatë.

“Komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë vendosur të përfshijnë në programin e sivjetëm gjithsej 40 filma nga 25 vende të botës, prej të cilëve 7 në seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurrimin kryesor, 15 në seksionin e filmit të shkurtër dhe 18 në seksionin e filmit studentor. Në konkurrimin kryesor të sivjetëm marrin pjesë 7 filma me metrazh të gjatë nga vende dhe tradita të ndryshme kinematografike, përfshirë Turqinë, Poloninë, Holandën, Kirgistanin, Italinë, Spanjën, Finlandën, Kinën, Hong Kongun dhe SHBA-në. Programi i filmit me metrazh të gjatë sjell vepra që eksplorojnë tensionet sociale, identitetin, teknologjinë, kujtesën dhe marrëdhëniet njerëzore përmes gjuhëve të ndryshme artistike dhe stilistike”, thuhet në njoftimin e festivalit. Në seksionin e filmit të shkurtër janë përzgjedhur 15 filma nga Evropa, Azia dhe Amerika Latine, që pasqyrojnë larminë tematike dhe estetike të kinemasë së shkurtër bashkëkohore, nga dramat intime dhe reflektimet sociale deri te eksperimentimet narrative dhe vizuale. Ndërsa sipas organizatorëve, programi i filmit studentor mbledh 18 filma me autorë të rinj nga Shqipëria, Kosova, Spanja, Portugalia, Libani, Irani, Brazili, Hong Kongu, SHBA-ja, Gjermania, Egjipti dhe vende të tjera.

Bashkëpunimi me studentët

Në kuadrin e Akademisë “Dea”, në qendër të programit do të jetë bashkëpunimi me studentët e Departamentit të Regjisë së Filmit dhe Televizionit të Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Arteve -Prishtinë/Kosovë, si edhe me studentët e degës së Filmit pranë Departamentit të Arteve të Aplikuara të Universitetit Europian të Tiranës. “Studentët pjesëmarrës do të angazhohen gjatë ditëve të festivalit në një laborator praktik krijimtarie audiovizive, i cili do të ketë në qendër qytetin e Tiranës dhe marrëdhënien emocionale të artistit me hapësirën urbane”, thuhet në njoftimin rreth festivalit, që gjithashtu bëjnë me dije se të organizuar në grupe pune, studentët do të zhvillojnë dhe realizojnë disa filma të shkurtër me temë “Tirana – dashuria ime”, duke eksploruar përmes kamerës atmosferën, ritmin, kujtesën, arkitekturën, jetën e përditshme dhe dimensionin njerëzor të kryeqytetit shqiptar.

Festivali në jetën artistike

Në jetën artistike dhe kulturore të Tiranës, “Dea Open Air” është një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit, duke sjellë filma nga e gjithë bota dhe duke e gjallëruar qytetin me projeksione filmike në ambiente të ndryshme. Festivali pasuron skenën kulturore vendase dhe krijon mundësi takimi mes artistëve, studentëve dhe publikut, duke nxitur dialogun kulturor dhe shkëmbimin e përvojave artistike. Ceremonia zyrtare e hapjes dhe mbrëmjet kryesore të konkurrimit të filmit me metrazh të gjatë do të zhvillohen në kinema “Dea Open Air-1”-Amfiteatri i Universitetit të Arteve ose, në rast kushtesh atmosferike të pafavorshme, në sallën e koncerteve të UA. Programet konkurruese të filmit të shkurtër dhe filmit studentor, si edhe një pjesë e projeksioneve të filmit me metrazh të gjatë, do të zhvillohen në kinema “Dea Open Air-2” salla e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Edicioni i 13-të i festivalit ndërkombëtar të filmit “Dea Open Air” zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit të Arteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.