⛅
Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.38 ▲1.12%
ARI 4,249 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $85,500 ▲ +1.4% ETH $2,738 ▲ +0.1% XRP $1.5401 ▼ -0.72% SOL $122.4700 ▲ +1.49%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.38 ▲1.12 % ARI 4,249 ▲1.65 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.38 ▲1.12 % ARI 4,249 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Arte

Edison Gjergo, piktori i persekutuar nga regjimi komunist

Galeria Kombëtare e Arteve organizoi një mbrëmje kushtuar artistit Edison Gjergo (1939–1989), në kuadër të ciklit të bashkëbisedimeve “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”.

Studiuesi i artit shqiptar, Ylli Drishti zhvilli një bisedë me Gent Gjikolën, studiues dhe kurator pranë Galerisë Kombëtare të Arteve. Publiku pati mundësinë të njihej me jetën, veprën dhe fatin e një prej figurave më të veçanta të pikturës shqiptare të viteve 1960–1970.

Edison Gjergo u dënua me 25 prill të vitit 1975 “për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor”, me tetë vjet burg. U lirua më 28 tetor 1982 por nuk u rikthye më në skenën artistike. Ai ndërroi jetë 7 vjet më pas.

Në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhet ende një koleksion prej katër tablosh të tij: “Heroina Zonja Çurre” (1966), “Epika e yjeve të mëngjesit”(1971), “Fonditori” (1971) dhe “Portret malësoreje” (1972). Ishte pikërisht vepra e tij “Epika e yjeve të mëngjesit”, e cila u bë objekt debatesh estetike dhe më pas ideologjike, qe i kushtoi persekutimin.

Përmes veprave, kritikës së kohës dhe dokumenteve të përndjekjes së tij, në qendër të diskutimit ishte kërkimi i Gjergos për një gjuhë të veçantë piktorike.

Ky cikël takimesh synon të rikthejë në vëmendje historitë e artistëve shqiptarë të censuruar, të persekutuar ose të privuar nga krijimtaria gjatë regjimit komunist, duke krijuar një hapësirë reflektimi mbi artin, historinë dhe kujtesën kolektive.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të programit “Jehonat e Kujtesës”, organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.