🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,694 ▲0.3%
DOW 51,427 ▲0.15%
NASDAQ 26,914 ▲0.44%
NAFTA 91.27 ▲2.11%
ARI 4,225 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $84,856 ▲ +0.99% ETH $2,708 ▼ -0.52% XRP $1.5248 ▼ -1.01% SOL $121.2700 ▲ +0.47%
S&P 500 7,694 ▲0.3 % DOW 51,427 ▲0.15 % NASDAQ 26,914 ▲0.44 % NAFTA 91.27 ▲2.11 % ARI 4,225 ▲1.09 % S&P 500 7,694 ▲0.3 % DOW 51,427 ▲0.15 % NASDAQ 26,914 ▲0.44 % NAFTA 91.27 ▲2.11 % ARI 4,225 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kosova

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm

Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, së bashku me pesë projektligje të tjera që janë pjesë e Pakos së Reformës në Drejtësi.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin e tyre, duke thënë se këto gjashtë projektligje prekin, sipas saj, “themelet e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës”.

“Ky është fundamenti i reformës së thellë të sistemit të drejtësisë, për të cilën jemi zotuar para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se projektligjet synojnë adresimin e çështjeve që lidhen me luftimin e pasurisë së pajustifikueshme, integritetin dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, fuqizimin e Këshillave të sistemit të drejtësisë dhe forcimin e Akademisë së Drejtësisë.

Sipas Gërvallës, pas miratimit nga Qeveria dhe Komisioni për Legjislacion, gjashtë projektligjet tashmë janë një hap larg shqyrtimit në Kuvend.

“Pas një pune kolosale, të përbashkët dhe të pandalshme të institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas miratimit nga Qeveria dhe tash edhe nga Komisioni për Legjislacion, 6 projektligjet janë vetëm një hap larg Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Ministrja e Drejtësisë ka shprehur bindjen se edhe Kuvendi do t’i mbështesë këto iniciativa.

“Jam e bindur se edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta mbështesë Byronë Shtetërore dhe Pakon e Reformës në Drejtësi. Reforma në drejtësi duhet dhe do të bëhet realitet”, ka përfunduar Gërvalla. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.