🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,694 ▲0.3%
DOW 51,427 ▲0.15%
NASDAQ 26,914 ▲0.44%
NAFTA 91.27 ▲2.11%
ARI 4,225 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $84,856 ▲ +0.99% ETH $2,708 ▼ -0.52% XRP $1.5248 ▼ -1.01% SOL $121.2700 ▲ +0.47%
S&P 500 7,694 ▲0.3 % DOW 51,427 ▲0.15 % NASDAQ 26,914 ▲0.44 % NAFTA 91.27 ▲2.11 % ARI 4,225 ▲1.09 % S&P 500 7,694 ▲0.3 % DOW 51,427 ▲0.15 % NASDAQ 26,914 ▲0.44 % NAFTA 91.27 ▲2.11 % ARI 4,225 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Teknologji

OpenAI prezanton ChatGPT Spaces: një hapësirë e përbashkët për ekipe, skedarë dhe agjentë të AI

OpenAI ka prezantuar disa mjete të reja për punën në grup gjatë eventit Dev Day, ndërsa një prej risive kryesore është ChatGPT Spaces, një hapësirë e përbashkët ku kolegët mund të bashkëpunojnë me ChatGPT dhe agjentët e rinj personalë të AI, të quajtur Dots.

Sipas OpenAI, ekipet do të mund të organizojnë në një hapësirë të vetme skedarët që ngarkojnë anëtarët, si dhe materialet e krijuara me ndihmën e ChatGPT. Qëllimi është që dokumentet dhe informacionet e nevojshme për një projekt të jenë më të lehta për t’u gjetur dhe përdorur nga të gjithë anëtarët e ekipit.

ChatGPT Spaces do të jetë fillimisht në dispozicion për përdoruesit e planeve Pro, Business dhe Enterprise, përmes aplikacionit desktop dhe versionit web të ChatGPT, ndërsa më vonë pritet të mbërrijë edhe në pajisjet mobile, transmeton Telegrafi.

Një tjetër risi lidhet me takimet. OpenAI ka prezantuar një mjet që mund të marrë shënime gjatë një takimi, të krijojë përmbledhje dhe të identifikojë detyrat që duhet të kryhen më pas. Këto materiale mund të shtohen automatikisht në një Space. Kompania thotë se regjistrimi audio fshihet pasi të jenë krijuar shënimet.

Ky funksion do të jetë fillimisht i disponueshëm në aplikacionin ChatGPT për macOS, për përdoruesit e planeve Pro dhe Business, ndërsa përdoruesit Enterprise do të kenë akses më vonë.

Duke pasur parasysh se Spaces mund të përmbajnë dokumente dhe informacione të ndjeshme të kompanive, OpenAI thekson edhe aspektin e sigurisë. Kompania thotë se sistemi i saj Private Intelligence është krijuar për t’u dhënë bizneseve më shumë siguri në përdorimin e modeleve të avancuara të AI, duke mbrojtur të dhënat e tyre.

Në kuadër të mjeteve të reja për punë, ChatGPT do të integrohet gjithashtu me Slack dhe Microsoft Teams për përdoruesit Business dhe Enterprise. Në kanale, biseda private apo diskutime me tema specifike, përdoruesit do të mund të përmendin @ChatGPT për të kryer detyra, si krijimi i prezantimeve bazuar në një bisedë.

Me lejen e administratorëve ose përdoruesve, ChatGPT do të mund të lidhet edhe me mjete dhe shërbime të tjera që ekipet përdorin përmes Slack dhe Teams.

OpenAI prezantoi gjithashtu Pages, një lloj dokumenti interaktiv ku përdoruesit mund të krijojnë tekst, grafikë, imazhe dhe vizualizime, përpara se t’i ndajnë me kolegët për komente dhe bashkëpunim.

Në javët e ardhshme pritet të jetë në dispozicion edhe një funksion për prezantime të përbashkëta, të cilat mund të eksportohen në PowerPoint dhe Google Slides. Kompania po përgatit gjithashtu profile të shpërndashëm, ku përdoruesit mund të prezantojnë aplikacionet web dhe plugin-et e tyre, në mënyrë që kolegët t’i shohin dhe t’i përdorin.

Me këto mjete, OpenAI po e zgjeron ChatGPT përtej përdorimit individual, duke e pozicionuar gjithnjë e më shumë si një platformë për bashkëpunim, menaxhim informacioni dhe automatizim të proceseve të punës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.