🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,788 ▲0.29%
DOW 51,391 ▲0.31%
NASDAQ 27,284 ▲0.33%
NAFTA 91.60 ▲0.12%
ARI 4,211 ▲1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $83,062 ▲ +0.59% ETH $2,490 ▼ -1.67% XRP $1.3848 ▼ -1.37% SOL $110.0800 ▼ -2.26%
S&P 500 7,788 ▲0.29 % DOW 51,391 ▲0.31 % NASDAQ 27,284 ▲0.33 % NAFTA 91.60 ▲0.12 % ARI 4,211 ▲1.3 % S&P 500 7,788 ▲0.29 % DOW 51,391 ▲0.31 % NASDAQ 27,284 ▲0.33 % NAFTA 91.60 ▲0.12 % ARI 4,211 ▲1.3 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Sporti

Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në Abissnet Superiore

Edlir Tetova është përzgjedhur trajneri i muajit shtator në kampionatin “Abissnet Superiore” nga Drejtoria Teknike e FSHF. Gjatë muajit shtator, Teuta regjistroi tri fitore në tri ndeshjet e zhvilluara, duke siguruar rezultate pozitive dhe duke u renditur në krye të kampionatit me 13 pikë.

Çmimi iu dorëzua trajnerit Tetova nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu. Në një prononcim për fshf.org, Edlir Tetova u shpreh i lumtur për këtë vlerësim, duke ia dedikuar arritjen stafit teknik dhe lojtarëve, të cilët i konsideroi pjesën më të rëndësishme të këtij suksesi.

“Sigurisht që është një arritje për mua personalisht, por mbi të gjitha edhe për klubin. Pjesëmarrësit më të afërt janë stafi dhe lojtarët, sepse pa ta kjo nuk do të ishte e mundur. Kështu që dedikimi është për stafin dhe lojtarët”, – tha Tetova.

Ai theksoi gjithashtu se skuadra ka ende hapësirë për përmirësim, duke shprehur besimin se Teuta do të vijojë me paraqitje pozitive edhe në javët e ardhshme. Në përfundim, trajneri uroi që ekipi të ketë gjithnjë e më shumë tifozë në stadium, për ta mbështetur gjatë ndeshjeve të kampionatit.

“Mendoj që deri në këto momente kemi pasur paraqitje të mira. Pesë ndeshjet e para kanë qenë pozitive për klubin tonë. Mendoj që nuk jemi në 100% të potencialit tonë. Shpresoj që të kemi ecuri më të mirë në javët në vazhdim dhe, sigurisht, të kemi sa më shumë tifozë në vazhdim”, – përfundoi trajneri i Teutës, Edlir Tetova.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.