🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.77 ▼0.79%
ARI 4,203 ▲1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $83,086 ▲ +0.59% ETH $2,496 ▼ -1.8% XRP $1.3889 ▼ -0.99% SOL $110.3600 ▼ -2.12%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.77 ▼0.79 % ARI 4,203 ▲1.1 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.77 ▼0.79 % ARI 4,203 ▲1.1 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Boterori

Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

Si shpesh herë në sezonet e fundit, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës vjen në një moment delikat për të dyja skuadrat.

Përtej rivalitetit historik, sfida merr një rëndësi të veçantë për gjendjen sportive të dy ekipeve, që kanë nevojë për pikë dhe një fitore që mund t’u rikthejë besimin.

Partizani dhe Tirana përballen me presionin e rezultateve, ndërsa statistikat e fundit ngrenë pikëpyetje për ecurinë e tyre.

Të dyja skuadrat kanë regjistruar vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, një bilanc që tregon vështirësitë për të gjetur vazhdimësinë në kampionat.

Një tjetër problem i përbashkët është reparti difensiv.

Mbrojtjet janë kthyer në një nga pikat më të dobëta të dy rivalëve, pasi kanë pësuar respektivisht Tirana 9 dhe Partizani 10, që kanë ndikuar në rezultatet dhe kanë vështirësuar objektivat e tyre.

Bardheblutë ndodhen në mesin e tabelës, të gjashtët me 5 pikë pas kaq ndeshjeve, ndërsa të kuqtë pozicionohen në vendin e 7-të me 4 pikë.

Në këto kushte, derbi nuk është thjesht një përballje për prestigj dhe krenari mes dy tifozerive.

Për Partizanin dhe Tiranën, fitorja do të kishte vlerën e një kthese, si për pikët në klasifikim, ashtu edhe për moralin e skuadrës. /Tema/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.