☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,015 ▲ +0.49% ETH $2,267 ▲ +0.68% XRP $1.2509 ▼ -0.23% SOL $94.7100 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Eduard Kuçi mohoi dhunën, Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat

Një tjetër zhvillim ka dalë në dritë lidhur me ngjarjen ku këngëtari Jozefin Marku dhe shoferi i tij Kristjan Nikolli, janë arrestuar nga Policia.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe rolin e secilit person të përfshirë.

Gjithashtu, bëhet me dije se viktima e sulmit, Eduard Kuçi, është vendosur nën kërkim policor dhe akuzohet për moskallëzim krimi.

Detajet e reja u bënë publike nga gazetarja Anila Hoxha.

“Prokurori i çështjes, Françesk Galaj, i ka kërkuar gjykatës arrest me burg. Ende nuk është caktuar ora e seancës për dy të arrestuarit, Jozefin Marku dhe Kristjan Nikolli. Eduard Kuçi nuk e ka kallëzuar krimin, në polici ka thënë se ka qenë një konflikt i thjeshtë për shkak të bllokimit të rrugës me makinë.

Më pas policia ka konfirmuar dhe ka bërë verifikimet e nevojshme, ka ngritur akuzën e moskallëzimit të krimit për Kuçin dhe e ka vënë në kërkim policor. Më pas, Marku është thirrur në polici, por ai nuk ka pranuar. Pas arrestimit ka thënë se është mërzitur që Kuçi e ka ofenduar në rrjetet sociale.

Prokuroria ka ngritur disa akuza ndaj tij dhe Kristjan Nikolli. Kuçi nuk ka bërë denoncim dhe është një hetim i nisur nga ana e policisë. Kuçi është në kërkim policor, që ndryshon nga kërkimi nga ana e gjykatës apo prokurorisë. Ai kërkohet të japë sqarime për ngjarjen.

Prokurori ka kërkuar akt-ekspertimi për të kuptuar nëse ka dëme trupore ndaj viktimës së sulmit. Po hetohet gjithashtu për përdorimin e simboleve të policisë së shtetit. Pika më e fortë e mbrojtjes së Markut do të jetë fakti që Kuçi nuk ka bërë denoncim”, u shpreh Anila Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.