⛈️
Tiranë 25°C · Stuhi 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,350 ▲ +0.45% ETH $2,533 ▲ +2.83% XRP $1.3725 ▲ +2.77% SOL $102.0400 ▲ +2.76%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Sporti

Egnatia-Celje në RTSH, Dede: Mund të bëjmë gjëra të mëdha

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, tha në prag të përballjes me Celjen në Champions League se kampionia e Shqipërisë është në gjendje të bëjë gjëra të mëdha. Ai respekton kundërshtarin, por thotë se Egnatia i ka shanset nëse është vetvetja. Kapiteni Xhemajli vlerëson përvojën e grumbulluar.

Pjesëmarrja e tretë e Egnatias në Champions League ka rezultuar e suksesshme deri tani, pasi për herë të parë shkon në raundin e dytë kualifikuese, ku do të ndeshet me Celjen. Për takimin e parë, që do të luhet në Rrogozhinë të mërkurën në orën 21.00, dhe transmetohet direkt në RTSH 1 e RTSH Sport, trajneri Nevil Dede thotë se skuadra është gati dhe plot besim për të bërë mirë.

“Jam i lumtur që i kemi të gjithë lojtarët tanë të gatshëm, duke filluar nga kapiteni Xhemajli dhe gjithë të tjerët, psikologjikisht jemi gati. Dajsinani është rikthyer më i fortë se kurrë. Kemi besim në forcat tona, ajo që është më e rëndësishme te ne është fryma e grupit, janë djemë që lodhen çdo ditë në stërvitje dhe sakrifikojnë për njëri tjetrin. Kemi një mendim të qartë në mendjen tonë, që ne mundemi të bëjmë gjëra të mëdha”.

Celje është një skuadër e fortë dhe këtë e tregoi edhe sezonin e kaluar në Conference League. Dede thotë se Egnatia e respekton kundërshtarin, por ëndërron dhe i ka shanset për të ecur përpara.

“Kundërshtari nuk ka nevojë për shumë koment, ka dalë në 16 më të mirat e Europës në sezonin e kaluar në Conference League. Është një klub që mer pjesë rregullisht në kompeticionet europiane. Janë kampionë të Sllovenisë, në renditje janë më mirë se ne, por kjo nuk do të thotë asgjë, vetëm kaq. Patjetër që i respektojmë për aq sa ata e meritojnë, por mbi të gjitha kemi respekt për veten dhe për forcën tonë reale”.

Kapiteni Arbenit Xhemajli beson te përvoja që tashmë kampionët e Shqipërisë kanë grumbulluar në arenën evropiane.

“Eksperiencë kemi shumë në ekip, sidomos me mbrojtësat dhe me Dajsinanin, që ka eksperiencë dhe me Kombëtaren. Bitri që ka luajtur jashtë, Sota që ka shumë vite që luan. Kemi ruajtur dhe grupin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.