☁️
Tiranë 25°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,386 ▲ +0.36% ETH $2,534 ▲ +2.45% XRP $1.3709 ▲ +2.02% SOL $102.2000 ▲ +2.58%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Sporti

Egnatia, “paqe” në provën e parë me Celjen

Egnatia ka barazuar 3-3 me skuadrën sllovene të Celje në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Champions League, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH1 dhe RTSH Sport)

Në “Arena Egnatia”, rrogozhinasit e nisën mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh pas 7 minutash lojë, një goditje e Bitrit u devijua në rrjetë nga Daniel. Sllovenët arritën të vendosin barazpeshën në fundin e pjesës së parë me anë të Kvesic.

Në pjesën e dytë Celje arriti të gjejë avantazhin me anë të Kucys, por menjëherë mer përgjigjen e Fernandos. Kapiteni i sllovenëve, Kvesic ngjitet edhe njëherë në skenë duke shënuar në portën e Dajsinanit, por Diabate rikthen edhe njëherë barazpeshën pas disa mundësive të humbura për rrogozhinasit.

Në fund të sfidës, sllovenët iu afruan golit të avantazhit me anë të Daniel, goditja e të cilit u ndal në shtyllë. Përfundon në barazim 3-3, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit pas një jave.

EGNATIA-CELJE 3-3

Shënues: Daniel(autogol) 7′, Fernando 58′, Diabate 78;/ Kvesic 45′, 67′, Kucys 54′

90’ – Celje i afrohet golit të avantazhit me Daniel, por shtylla u ka ardhur në ndihmë rrogozhinasve.

78’ – Goooool, Diabate është treguar i saktë duke vendosur barazpeshën, 3-3.

73’ – Bitri i është afruar golit me një gjuajtje brenda zonës, pritja e portierit të sllovenëve është e pabesueshme.

72’ – Një goditje dënimi për rrogozhinasit ka sjellë pretendime për një 11-metërsh pas gjuajtje së Fernando, por për gjyqtarinë shtë vetëm goditje këndi.

67’ – Celje kalon përsëri në avantazh, edhe njëherë kapiteni Kvesic ka ndëshkuar portierin Dajsinani.

64’ – Xhemajli tenton me një goditje në hyrje të zonës, topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.

62’ – Çfarë humbet Albanese, vepron mjaft bukur brenda zonës, por goditja e tij ka përfunduar jashtë.

58’ – Adjesa ka shërbyer për Fernandon brenda zonës, gjuajtja e të cilit ka përfunduar në rrjetë për të barazuar rezultatin në 2-2.

54’ – Celje kalon në avantazh, një sulm nga e majta është shfrytëzuar maksimalisht nga Kucys, që ka mposhtur me kokë portierin Dajsinani.

47’ – Albanese shfaqet edhe njëherë rrezikshëm në zonën e sllovenëve, por gjuajtja e tij është pritur me shumë vështirësi nga portieri duke e dërguar në goditje këndi.

Pjesa e dytë…

Mbyllet pjesa e parë në “Arena Egnatia” në barazim 1-1. Rrogozhinasit kaluan në avantazh me një autogol të Daniel, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Kvesic.

45’ – Një goditje këndi ka sjellë dhe golin për sllovenët, Kvesic është treguar i saktë brenda zonës, 1-1.

44’ – Albanese ka një mundësi mjaft të mirë, por gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë.

38’ – Dionkou kroson rrezikshëm në zonën e rrogozhinasve, por Dajsinani tregohet i saktë në daljen e tij.

36’ – Një goditje dënimi për sllovenët e ekzekutuar nga Kvesic ka përfunduar ngjitur me shtyllën e mbrojtur nga Dajsinani.

32’ – Përsëri rrogozhinasit në aksion, Loukili lëshon një top në zonë nga e djathta e sulmit, por devijimi i Sotës ishte mjaft i lehtë për portierin.

29 ‘ – Zbritje e rrezikshme e Albanese nga e majta e sulmit, i cili lëshon një top në zonën e sllovenëve, por Adjessa nuk tregohet i vëmendshëm, mbetet larg aksionit.

24’ – Sulm i skuadrës sllovene nga e majta, por topi i harkuar në zonë nuk është shfrytëzuar nga sulmuesit.

16’ – Albanese provon përsëri nga distanca, portieri i Celje pret në dy kohë.

15’ – Bakayoko largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, në vendin e tij Adjessa.

7’ – Egnatia kalon në avantazh përballë Celjes. Një goditje këndi ka sjellë goditjen me kokë të Bitrit dhe devijimin e Daniel për të përfunduar në rrjetë, 1-0.

2’ – Albanese jep sinjalin e parë në këtë sfidë me një gjuajtje nga distanca, por pa arritur të gjejë kuadratin.

Ka nisur sfida në “Arena Egnatia” mes skuadrës rrogozhinase të Egnatias dhe Celjes, e vlefshme për raundin e dytë të Champions League.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.