Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 12 August 2026
S&P 500 7,752 ▲0.3%
DOW 53,817 ▲0.05%
NASDAQ 26,617 ▲0.65%
NAFTA 83.06 ▼0.17%
ARI 4,463 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,490 ▼ -0.05% ETH $1,891 ▲ +1.34% XRP $1.0089 ▼ -0.13% SOL $75.7000 ▲ +1%
S&P 500 7,752 ▲0.3 % DOW 53,817 ▲0.05 % NASDAQ 26,617 ▲0.65 % NAFTA 83.06 ▼0.17 % ARI 4,463 ▲0.5 % S&P 500 7,752 ▲0.3 % DOW 53,817 ▲0.05 % NASDAQ 26,617 ▲0.65 % NAFTA 83.06 ▼0.17 % ARI 4,463 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Kronika

Eklipsi i diellit i dukshëm në disa zona të Evropës pjesërisht dhe në Shqipëri

Qielli do të ofrojë një spektakël të rrallë mbrëmjen e së mërkurës, kur një eklips total diellor do të jetë i dukshëm në disa zona të Evropës dhe hemisferës veriore.

Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të viteve të fundit, gjatë të cilit për disa minuta, Hëna do të kalojë drejtpërdrejt midis Tokës dhe Diellit, duke mbuluar plotësisht diskun diellor për vëzhguesit që ndodhen brenda brezit të ngushtë ku do të kalojë hija e saj.

Eklipsi i plotë do të kalojë përmes Rusisë veriore, Groenlandës dhe Islandës, më pas do të përshkojë Atlantikun dhe do të mbërrijë në Gadishullin Iberik. Spanja do të ketë pozicionin më të favorshëm në Evropë, ndërsa fenomeni do të shihet në formë të pjesshme në pjesën më të madhe të kontinentit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Fenomeni pritet të jetë i dukshëm në vendin tonë në minutat para perëndimit të Diellit, afërsisht nga ora 19:29 deri rreth 19:47, në varësi të zonës.

Pamjen më të fortë pritet ta ketë Shkodra, ku mbulimi maksimal llogaritet rreth 15.65% në orën 19:43. Në Tiranë kulmi pritet rreth orës 19:41, me mbulim rreth 9.83%. Më në jug, fenomeni do të jetë më i dobët.

Kohëzgjatja maksimale e fazës së totalitetit përgjatë gjithë rrugës së eklipsit do të jetë rreth 2 minuta e 18 sekonda.

Ky fenomen ka një rëndësi të veçantë për Evropën, pasi do të jetë eklipsi i parë total diellor i dukshëm nga Evropa kontinentale që prej vitit 1999.

Gjatë eklipsit, drita e ditës do të zbehet, qielli do të marrë pamjen e muzgut dhe rreth Hënës do të bëhet e dukshme kurora diellore. Dielli nuk duhet parë drejtpërdrejt pa syze për eklipse. Syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.