EKSKLUZIVE/ Ernest Muçi trondit Kombëtaren, merret vendimi përfundimtar për yllin kuqezi
Nga Emanuel Loci, Panorama Sport. Ernest Muçi nuk do të jetë i gatshëm sot për Kombëtaren dhe ndeshjen do e ndjekë nga tribuna siç mëson “Panorama Sport”. Fantazisti pogradecar mbetet jashtë listës me 23 lojtarë për ndeshjen me Bjellorusinë, pasi stafi mjekësor nuk dha dritën jeshile për aktivizimin e tij.
Dje u njoftua nga FSHF se përse Muçi mungoi në stërvitje, ndërsa sot nuk do të përfshihet në listën e 23 lojtarëve. FSHF shkruante: “Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se 26 lojtarë u stërvitën normalisht, ndërsa Ernest Muçi zhvilloi disa ushtrime në palestër dhe nuk iu bashkua ekipit në fushë. Stafi mjekësor i Kombëtares vendosi ta lërë pushim si masë parandaluese, pas një goditjeje që lojtari mori në ndeshjen ndaj Finlandës”.
Të gatshëm ndaj Bjellorusisë:
Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Klisman Cake, Ardian Ismajli, Ysni Ismaili, Stavro Pilo, Kristjan Asllani, Feta Fetai, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Taulant Seferi, Luis Hasa, Rei Manaj, Kristian Shpendi, Myrto Uzuni, Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha
Mungojnë:
Ernest Muçi, Ylber Ramadani, Klevi Qefalija dhe Samuele Sina



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.