☁️
Tiranë 19°C · Vranët 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $65,875 ▼ -1.91% ETH $1,838 ▼ -3.42% XRP $0.9701 ▼ -1.7% SOL $72.3500 ▼ -4.22%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
Kombetarja

“Muçin do e shohim nesër”, Maran paralajmëron për Bjellorusinë: Ekipi ndaj të cilit vuajtëm më shumë, nuk jemi ekip llogarish (E PLOTË)

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, është shfaqur sot para mediave për të komentuar situatën aktuale në Kombëtare, si dhe ndeshjen e radhës ndaj Bjellorusisë, që do të zhvillohet nesër.

Italiani ka shpjeguar situatën e lojtarëve në prag të kësaj ndeshje të rëndësishme që do të vendosë fatet e “play-off”-it për skuadrën kuqezi.

“Ramadani dhe Muçi? I shqetësuar jo, se kam në dispozicion disa lojtarë, dhe jemi kombëtare ku djemtë që janë, janë në lartësinë e duhur për të bërë mirë.

Asnjë shqetësim, do të jetë mundësia që lojtarë të tjerë të jenë të vlefshëm, të gjithë duan të japin diçka për këtë fanellë dhe do jetë një mundësi për ta. Muçi nuk u stërvit sot, do e vlerësojmë nesër dhe të shohim pak si do jetë nesër”.

Përballemi me një kundërshtar ndoshta ndaj të cilit kem vuajtur me shumë në këto ndeshje. Në 12 ndeshjet e fundit ka ndodhur një gjë që nuk i ndodh shpesh, se kemi humbur 2 ndeshje radhazi. Ne e dimë rëndësinë e këtij takimi. Këta lloj ekipi, na vënë në vështirësi. Unë i them djemve të luajnë pa frikë, të luajnë ndeshjen.

Asnjë llogari, nuk jemi ekip që mund të bëjë llogari, nuk do shihni ekip që kursehet, jemi ekip që do jemi të gatshëm për të fituar ndeshjen dhe për të marrë pikët maksimale.

Unë jam mësuar të them të vërtetën, por nuk ka pasur asnjë diskutim rreth kësaj në dhomat e zhveshjes. Unë them të vërtetën gjithmonë, nuk kam ndonjë problem. Për mua ndeshja do të luhet në fushë dhe duhet ta japim maksimumin tonë.

Në këto raste punohet më shumë me analizën se stërvitje. Në fushë jemi munduar të shohim vetëm në mënyrë teorike. Këtu duhet vullneti dhe vendosmëria e duhur, këto ndeshje luhen shumë me kokë.

Kur luan ndeshje kaq afër, ndoshta është më e vështirë siguria e një formacioni. Do ta kuptoj nesër kush do jetë formacioni, nuk e di nëse ka një bazë. Ne e dimë që kush do luajë do e luajë mirë ndeshjen, tha trajneri i kuqezinjve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.