☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,552 ▼2.19%
DOW 51,679 ▼1.27%
NASDAQ 25,303 ▼3.37%
NAFTA 103.98 ▲1.94%
ARI 3,887 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,441 ▼ -5.44% ETH $2,227 ▼ -4.38% XRP $1.2400 ▼ -3.34% SOL $94.2000 ▼ -6.07%
S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 % S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Eksperti i sigurisë i përgjigjet ashpër Vulin: Realiteti në Kosovë është krejt ndryshe

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ish-shefit të Agjencisë Informative të Sigurisë (BIA) në Serbi, Aleksandar Vulin, duke e akuzuar atë për propagandë dhe retorikë anti-shqiptare.

Islami, përmes një reagimi të publikuar në Facebook, ka thënë se Vulin gjatë një interviste në emisionin “Fokus” në TV B92 është fokusuar në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe në zhvillimet politike dhe të sigurisë.

Sipas Islamit, Vulin është përqendruar në pretendimet për rritje të incidenteve ndëretnike, të cilat, sipas tij, janë paraqitur në kontekstin e njoftimeve të NATO-s për mundësinë e zvogëlimit të numrit të trupave të KFOR-it, si pasojë e përmirësimit të gjendjes së sigurisë në Kosovë.

“Gjatë gjithë narracionit të tij, Vulin u përqendrua në pretendimet për incidente të shtuara ndëretnike, të cilat erdhën si reagim ndaj njoftimeve të NATO-s se do të shqyrtohet mundësia e zvogëlimit të numrit të ushtarëve të KFOR-it, si rrjedhojë e përmirësimit të përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në Kosovë”.

“Përballë kësaj propagande, gjendja reale e sigurisë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës është plotësisht e qetë dhe stabile”, ka shkruar Islami.

Ai ka deklaruar gjithashtu se Policia e Kosovës pritet së shpejti të marrë nën menaxhim të plotë operativ sigurinë e manastireve serbe, duke e cilësuar këtë si një hap që, sipas tij, do të parandalojë keqpërdorimin e këtyre objekteve fetare nga strukturat e sigurisë së Serbisë.

“Institucionet e sigurisë së vendit tonë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë që janë të thirrur për ruajtjen e paqes, mbeten të gatshme në çdo kohë dhe punojnë me kapacitet të plotë 24/7 për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka përfunduar Islami.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.