☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 01 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 68.09 ▼0.71%
ARI 4,045 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $60,816 ▲ +3.8% ETH $1,628 ▲ +3.67% XRP $1.0667 ▲ +2.57% SOL $78.2400 ▲ +6.67%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 68.09 ▼0.71 % ARI 4,045 ▼0.93 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 68.09 ▼0.71 % ARI 4,045 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Eksportet i rikthehen sërish rritjes, të mbështetura nga karburantet dhe mineralet

Tregtia e jashtme shënoi rritje si në eksporte ashtu edhe në importe gjatë muajit mars, e ndikuar nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet e mallrave arritën në 32,7 miliardë lekë, me rritje 4,1% krahasuar me marsin e vitit të kaluar dhe 5,6% më shumë se në shkurt 2026.

Rritja e eksporteve është mbështetur kryesisht nga grupi “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, i cili ka dhënë kontributin më të madh pozitiv me 5 pikë përqindje.

Po ashtu, ndikim pozitiv kanë pasur edhe grupet “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe “materiale ndërtimi dhe metale”.

Megjithatë, sektorët tradicionalë të industrisë përpunuese po përballen me ngadalësim.

Grupi i “tekstileve dhe këpucëve” dhe ndikim negativ me 1,9 pikë përqindje, ndërsa ai i “ushqimeve, pijeve dhe duhanit” dha kontribut negativ prej 0,8 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, importet e mallrave arritën në 80,3 miliardë lekë, me një rritje 8,8% në krahasim me një vit më parë dhe 17,9% krahasuar me shkurtin.

Rritja e importeve është nxitur kryesisht nga grupi i “makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit” me 3,2 pikë përqindje, “ushqimeve, pijeve dhe duhanit” me 1,6 pikë përqindje dhe “materialeve të ndërtimit dhe metaleve” me 1,4 pikë përqindje, duke sinjalizuar rritje të kërkesës për investime dhe konsum.

Deficiti tregtar për muajin mars është zgjeruar në 47,6 miliardë lekë, duke u rritur me 12,2% krahasuar me një vit më parë dhe me 28,2% krahasuar me shkurtin 2026.

Në aspektin gjeografik, tregtia me vendet e Bashkimit Evropian mbetet dominuese, duke zënë 55,2% të totalit të shkëmbimeve tregtare.

Eksportet drejt BE-së përbëjnë 69,4% të totalit, ndërsa importet nga BE arrijnë në 49,5%.

Ndër partnerët kryesorë tregtarë, rritje e ndjeshme e eksporteve është shënuar me Greqinë dhe Kosovën, ndërsa rënie me Italinë dhe Spanjën.

Në anën e importeve, rritje e fortë vjen nga Kina dhe Gjermania, ndërsa ulje është regjistruar nga Italia dhe Turqia.

/a.f/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.