🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 90.64 ▼2.12%
ARI 4,185 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $84,272 ▲ +1% ETH $2,734 ▲ +1.85% XRP $1.5493 ▲ +1.95% SOL $120.4900 ▲ +0.56%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 90.64 ▼2.12 % ARI 4,185 ▲0.41 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 90.64 ▼2.12 % ARI 4,185 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Arte

Ekspozitë për arkitekturën që bashkon trevat e Liqenit të Shkodrës

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore u prezantua ekspozita “Arkitektura popullore përgjatë pellgut liqenor të Shkodrës”, e cila solli në një hapësirë të përbashkët kujtesën, mjeshtërinë dhe identitetin arkitektonik të dy trevave të lidhura historikisht përmes liqenit të Shkodrës.

Ekspozita vjen si një bashkëpunim mes DRTK Shkodër dhe arkitetit e studiuesit nga Ulqini, Korab Kraja. Ekspozita u përqendrua te treva e Krajës në Malin e Zi dhe zona bregliqenore e Mbi-Shkodrës në Shqipëri, dy hapësira që ndajnë tipare të ngjashme të arkitekturës tradicionale dhe që ndër shekuj kanë qenë të lidhura përmes marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore, me Shkodrën si një nga qendrat kryesore të këtyre shkëmbimeve.

Përmes vizatimeve arkitektonike dhe fotografive, ekspozita dokumentuese solli në vëmendje gjurmët e mjeshtërisë së ndërtuesve vendas, të ruajtura ende në banesat dhe ndërtesat tradicionale të fshatrave malorë e fushorë përreth liqenit. Këto ndërtime dëshmojnë një pasuri të veçantë ndërtimore, estetike dhe historike, duke pasqyruar mënyrën se si komunitetet lokale kanë ndërtuar dhe përshtatur hapësirat e tyre me mjedisin.

“Arkitektura popullore përgjatë pellgut liqenor të Shkodrës” e vendosi theksin edhe te nevoja për njohjen, dokumentimin dhe ruajtjen e kësaj trashëgimie, e cila përbën një dëshmi të lidhjeve të hershme mes komuniteteve që jetojnë rreth liqenit të Shkodrës.

Përmes kësaj ekspozite, arkitektura tradicionale u paraqit jo vetëm si dëshmi e së kaluarës, por edhe si pjesë e një trashëgimie të përbashkët kulturore që vijon të ruajë vlera dhe të tregojë historinë e marrëdhënieve mes dy trevave përtej kufijve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.