⛅
Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▲0%
DOW 51,450 ▼0.06%
NASDAQ 26,845 ▲0.09%
NAFTA 90.34 ▼2.44%
ARI 4,188 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $84,196 ▲ +0.53% ETH $2,728 ▲ +1.15% XRP $1.5491 ▲ +1.35% SOL $121.1100 ▲ +0.66%
S&P 500 7,684 ▲0 % DOW 51,450 ▼0.06 % NASDAQ 26,845 ▲0.09 % NAFTA 90.34 ▼2.44 % ARI 4,188 ▲0.48 % S&P 500 7,684 ▲0 % DOW 51,450 ▼0.06 % NASDAQ 26,845 ▲0.09 % NAFTA 90.34 ▼2.44 % ARI 4,188 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Arte

Arkivat zgjerojnë bashkëpunimin ndërkombëtar, takim me ambasadoren e Palestinës në Tiranë

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave (DPA), Auron Rrokaj priti ambasadoren e shtetit të Palestinës në Tiranë, Rana Abu Sibae.

Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit mes DPA-së dhe Institutit të Arkivave të Palestinës, në lidhje me çështje me interes të ndërsjellë. Biseda u përqendrua edhe mbi propozimin për të mbajtjur aktivitete kulturore të përbashkëta dhe për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve.

Në funksion të mbarëvajtjes së marrëdhënieve me bashkëpunëtorët, kreu i DPA-së, Auron Rrokaj ka zhvilluar më herët takime me zëvendësshefen e Misionit në Detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Kathryn Hammond, si edhe me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue.

Ndërkaq, mes institucioneve homologe në Europë, DPA-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me simotrën italiane, bullgare, moldave dhe ukrainase. Ndërsa, në rang rajonal ka formalizuar bashkëpunimin me Arkivin e Bosnjes dhe Hercegovinës dhe Arkivat Shtetërore të Malit të Zi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.