Kronika

Ekstradohet nga Belgjika nje person i akuzuar per vrasje

Një 40-vjeçar i dënuar për vrasje është ekstraduar sot nga Belgjika në Tiranë, 20 vite pas krimit. Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Levent Bregu, 40 vjeç, lindur në Berat.

Shtetasi Levent Bregu është shpallur në kërkim, pasi me vendim nr.644, datë 15.10.2014, Gjykata e Rrethit Berat, e ka dënuar me 17 vjet, 7 muaj dhe 18 dite burgim për veprën penale, “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur
Më datë 27.03.1997 në fshatin Veterrik-Berat, shtetasi Levent Bregu së bashku me xhaxhain e tij, kanë vrarë me armë zjarri shtetasen M. H., si dhe kanë tentuar të vrasin shtetasin D. H.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bruksel/Belgjike, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Bregu u kap më 27 prill të këtij viti në një hotel në Bruksel. Ai ka qëndruar në një burg të Saint-Gilles deri në ekstradimin e tij. Në kohën e arrestimit mediat belge shkruanin se ishte kapur një person që figuronte në listën e kriminelëve më të kërkuar nga Shqipëria për vite të tëra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button