☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.61 ▼15.35%
ARI 4,831 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,603 ▲ +4.02% ETH $2,248 ▲ +6.4% XRP $1.3775 ▲ +4.48% SOL $84.9100 ▲ +6.2%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.61 ▼15.35 % ARI 4,831 ▲3.12 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.61 ▼15.35 % ARI 4,831 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ekzekutimi i Gazmend Çollaku, policia: Pranë zbardhjes

Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e një personi të lidhur me vrasjen e Gazmend Çollakut dhe thotë se është pranë zbardhjes përfundimtare të ngjarjes.

40-vjeçari Gazmend Çollaku, u mor peng më 6 janar qytetin e Durrësitdhe një ditë më pas është  gjetur i vdekur dhe i lidhur me këmbë e duar në afërsi të fshatit Murqin të Krujës.

Për këtë vrasje, Policia e Durrësit nisi hetimet intensive dhe tashmë thotë se ka arrestuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes, identitetin e të cilit nuk e bën publik për shkaqe hetimore.

Viktima ishte qëlluar me armë në kokë dhe fillimisht mendohet se ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dy të rinjve, Ervin Kodra dhe Endri Caushaj, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor pranë hyrjes së Portit të Durrësit.

Çollaku u mor peng nga persona të veshur me uniforma policie dhe dëshmitarët në vendngjarje menduan se bëhej fjalë për një shoqërim të tij.

Çollaku rezulton një person me precedentë penalë. Në 2 mars të 2008-ës, pas një sherri banal mes të rinjsh në disko “Riviera” në lagjen numër 1 të Durrësit, Gazment Çollaku plagosi rënë me armë zjarri shtetasin Kreshnik Balla. Ai u kap pas disa muajsh arratie në një apartament në plazhin e Golemit.

Për këtë vepër penale si dhe për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve, Gjykata e Durrësit e dënoi në shkurt të vitit 2009 me 2 vite e 4 muaj burgim. Vetëm një vit më pas, në mars të 2010, Çollaku në gjendje lirie arrestohet dhe dënohet me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Në rastin e plagosjes, prokuroria e akuzoi edhe për falsifikim dokumentash pasi në banesë iu gjetën karta identiteti dhe patenta italiane false, por gjykata nuk i vlerësoi si provë për ta dënuar për shkak se nuk provohej përdorimi i tyre.

Policia po punon për zbardhjen e krimit të rëndë dhe po kryen hetime mbi të shkuarën kriminale të Çollakut. Pista kryesore e krimit mbetet ajo e larjes së hesapeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.