☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 13 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▲0%
ARI 4,409 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,336 ▲ +0.17% ETH $2,514 ▼ -0.36% XRP $1.3597 ▼ -0.5% SOL $101.4200 ▼ -0.14%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▲0 % ARI 4,409 ▲0 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▲0 % ARI 4,409 ▲0 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sht 2026
Breaking
Kronika

Elbasan/ Policia ndalon mjetin 100 mijë euro, “Audi” i blinduar përplas patrullën

Policia e Shtetit vijon aksionin për bllokimin e mjeteve luksoze të siguruara nga paratë e aktivitetit kriminal si dhe atyre të trafikuara.

Në kuadër të zbatimit të Operacionit “Summer 2017 Elbasani” me qëllim bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara, efektivat e policisë së Elbasanit kanë kryer kontrolle në lagjen “Dyli Haxhire”, aty ku kanë ndalur një mjet luksoz me targa AA 040 OJ me një vlerë rreth 100.000 Euro.

Në momentin që i kanë iu kërkua drejtuesit të tyre të shoqërohej për verifikim dokumentacioni ka ndodhur një përplasje.

Policia raporton se “Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi dhe godet mjetin e Policisë me targa MB 002 AA”
Më pas, raportohet se mjeti në fjalë të jetë futur në Tregun Ushqimor. Blutë e Elbasanit dyshojnë se bëhej fjalë për një mjet të blinduar.

Ndonëse nuk kanë mundur të arrestojnë drejtuesin e tij, policia thotë se ka shoqëruar disa persona që kanë qenë në ambientet e Tregut.

Në kuadër të këtij operacioni, policia e Elbasanit ka bllokuar deri më tani 4 automjete superluksoze dhe ka shoqëruar disa persona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.