☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,715 ▼0.38%
DOW 52,305 ▼0.33%
NASDAQ 26,190 ▼1.36%
NAFTA 100.92 ▼1.81%
ARI 4,032 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,500 ▲ +1.22% ETH $2,359 ▲ +1.15% XRP $1.3054 ▼ -0.43% SOL $102.3700 ▲ +1.39%
S&P 500 7,715 ▼0.38 % DOW 52,305 ▼0.33 % NASDAQ 26,190 ▼1.36 % NAFTA 100.92 ▼1.81 % ARI 4,032 ▼0.48 % S&P 500 7,715 ▼0.38 % DOW 52,305 ▼0.33 % NASDAQ 26,190 ▼1.36 % NAFTA 100.92 ▼1.81 % ARI 4,032 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Elbasani, trajneri Gvozdenoviç: Kam besim te skuadra

Elbasani nis të martën aventurën në Ligën në Konferencën, aty ku do të përballet me Bate Borisov, një skuadër bjelloruse, e cila aktualisht po kalon një periudhë krize në kampionatin kombëtar. Trajneri Gvozdenoviç pranon se skuadra e tij është gati për të përballjet evropiane, ndërsa nënvizon se kualifikimi do të vendoset pas 180 minutave lojë.

Elbasani luan të martën një pjesë të historisë, me rikthimin pas 20 vitesh në Kupat e Evropës. Përballë do të jetë Bate Borisov, një emër i madh, por aktualisht në periudhë krize. Në konferencën për shtyp para kësaj sfide tepër të rëndësishme, trajneri Ivan Gvozdenoviç pohoi se skuadra është përgatitur dhe është gati për t’u përballur me këtë kundërshtar. Ai u ndal edhe tek afrimet e reja, të cilët janë pështatur mirë me pjesën tjetër të grupit.

“Afrimet e reja janë përshtatur mirë, do të ndërtojmë një skuadër të fortë dhe për fillimin e kampionatit. Por tani ne jemi të përqëndruar te ndeshja me Bate Borisov. Ndoshta do kishim nevojë dhe për një javë për tu përgatitur, por kjo është situata. Mendoj se kemi një skuadër të mirë, lojtarë me eksperiencë”.

Gvozdenoviç shpreson dhe ka besim tek një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në Elbasan, ndërsa ka bindjen se kualifikimi do të zgjidhet në përfundim të dy takimeve. Ai ndalet edhe tek kriza e skuadrës bjelloruse.

“Kemi dy ndeshje. Nuk varet gjithçka nga ndeshja e nesërme. Sigurisht që ne do të provojmë të fitojmë nesër, por përballë kemi një skuadër me emër të madh. Nuk mund të them për një fitore të sigurtë, por do luftojmë fortë, do bëjmë një ndeshje të mirë. Kam besim të madh te skuadra”.

Edhe kapiteni Bruno Lulaj është në sinkron me teknikun, ndërsa pret një mbështetje të madhe edhe nga ana e tifozerisë.

“Na pret një kundërshtar që ka eksperienvcë në arenën evropiane, e respektojmë Baten, por dhe ne kemi punuar shumë për të mbërritur këtu. Të tregojmë në fushë atë që kemi punuar gjatë kësaj periudhe, shpresojmë të japim më të mirën”.

Verdheblutë luajnë të martën në orën 20:00 në “Elbasan Arena” përballë Bate Borisov, ndeshjen e parë në Konferencë Ligë, ku shpresojnë ta inaugurojnë rikthimin në Evropë me një fitore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.