☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,715 ▼0.37%
DOW 52,257 ▼0.42%
NASDAQ 26,215 ▼1.26%
NAFTA 100.43 ▼2.29%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,736 ▲ +1.48% ETH $2,367 ▲ +1.44% XRP $1.3085 ▼ -0.25% SOL $102.5500 ▲ +1.53%
S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

Emiratet nisin hetimet për sulmin me dron në centralin bërthamor Barakah, e cilësojnë akt “terrorist”

Një ditë pas sulmit me dron në centralin bërthamor Barakah, autoritetet e Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kanë nisur një hetim për atë që e cilësuan si “sulm terrorist të paprovokuar”. Sipas deklaratës zyrtare, droni ka hyrë në territorin e vendit nga drejtimi i kufirit perëndimor.

Sulmi, i cili ndodhi të dielën, shkaktoi zjarr në një gjenerator elektrik brenda perimetrit të centralit bërthamor Barakah. Megjithatë, autoritetet theksuan se nuk ka pasur të lënduar dhe as ndikim në nivelet e sigurisë nga rrezatimi, duke konfirmuar se objekti nuk është dëmtuar në mënyrë kritike.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të tjera të Gjirit nuk kanë akuzuar drejtpërdrejt Irani për sulmin, gjë që lë të hapura disa skenarë për origjinën e dronit. Vendet e rajonit zakonisht mbajnë sisteme të avancuara të mbikëqyrjes ajrore, veçanërisht për të identifikuar sulme të mundshme nga dronë ose raketa.

Zyrtarët e Emirateve paralajmëruan se vendi “nuk do të tolerojë asnjë kërcënim ndaj sovranitetit” dhe se rezervon të gjitha të drejtat diplomatike dhe ushtarake për t’iu përgjigjur çdo sulmi. Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar, Dr. Sultan Ahmed Al Jaber, e cilësoi sulmin si një goditje ndaj një projekti paqësor që furnizon me energji vendin dhe shërben për zhvillimin e tij ekonomik.

Sulmi u dënua nga disa vende të rajonit. Ministria e Jashtme e Katarit e cilësoi atë si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe kërcënim për stabilitetin rajonal.

Ndërkohë, Shoqata Botërore Bërthamore deklaroi se centrali Barakah po funksionon në mënyrë të sigurt dhe i bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin çdo aktivitet ushtarak pranë objekteve civile bërthamore, duke theksuar detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar dhe Konventave të Gjenevës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.